Mbyllet ngushtica e Bosforit, erëra të forta vazhdojnë të godasin Stambollin

  • A.P /
  • 30 November 2021 - 20:19
Mbyllet ngushtica e Bosforit, erëra të forta vazhdojnë të godasin Stambollin

Erëra të forta vazhdonin të frynin sot në Stamboll, duke shkaktuar mbylljen e ngushticës së Bosforit për trafikun e barkave.

Katër njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur dje në Stamboll, prej erërave që shkulën çati shtëpish dhe rrëzuan pemë në qytet.

Një anije u përmbys në portin e Stambollit, sic shihet nga pamjet.

Në qytetin e Çatalca kulla e orës u rrëzua prej stuhisë ndërsa disa avionë nuk arritën të uleshin në aeroportet e Stambollit dhe të Sabiha Gökçen

Barka peshkimi ishin përmbysur në Pendik ndërsa një punëtor i portit të Zonguldak në Detin e Zi, humbi jetën nga objektet e rrëzuara prej erës.

(Kosova Sot Online)