Haradinaj shkon në familjen e shoferit të vrarë në Gllogjan, bën thirrje për kapjen e autorit

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 15:17
Haradinaj shkon në familjen e shoferit të vrarë në Gllogjan, bën thirrje për kapjen e autorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot me bashkëpunëtorë ka qenë në familjen e Xhafer Gjokës në Skivjan të Gjakovës, pasi i biri i tij Ganiu, humbi jetën tragjikisht në Gllogjan së bashku me dy nxënës të fshatit.

Haradinaj nga atje ka kërkuar nga institucionet që ta kapin sa më shpejt autorin e këtij krimi.

"Njëkohësisht apeloj tek institucionet përkatëse që të angazhojnë tërë kapacitetet për kapjen sa më parë të autorit të vrasjes së trefishtë", ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi:

(Kosova Sot Online)