Ditëlindja e Rugovës, flet miku i tij i ngushtë

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 17:37
Ditëlindja e Rugovës, flet miku i tij i ngushtë

Skender Sherifi, një ndër miqtë më të ri të presidentit historik, Ibrahim Rugova ka rrëfyer për miqësinë me të dhe për kohën që e kanë kaluar bashkë.

Në një rrëfim tha se me Rugovën kanë folur gjithmonë mbi artin, kulturën e filozofinë.

“Kam qenë në komshi gjatë viteve 1976 deri në fund të vitit 1970, domethënë për katër vite dhe kam pasur rastin me pas një miqësi, një marrëdhënie të afërt, gati vëllazërore me presidentin Ibrahim Rugova, të cilin unë e kam kontaktuar më shumë si intelektual, si humanist, si dashamirë i arteve, kulturës dhe i filozofisë. Kemi shkëmbyer bashkë mendime mbi artin, filozofinë, kulturën dhe nuk kemi qenë të fokus në politikë atë kohë”, ka thënë ai.

Gjatë rrëfimit të tij, Sherifi tha se Rugovën nuk e ka njohur si politikanë por si intelektual e humanist.

“Kosovarët e njohin si politikanë. Në fakt ka qenë politikan fantastik, pacifist dhe ka qenë një shembull unik në gjithë Ballkanin. Unë nuk e kam njohur si politikanë, por si humanistë, intelektualë dhe domethënë me Rugovën ne kemi qenë në fushën e inteligjencës, në fushën e diturisë, të humanitetit, të arteve, letërsisë, filozofisë dhe kjo ka qenë marrëdhënia ime e veçuar me Rugovën”, tha më tutje ai. 

(Kosova Sot Online)