Haradinaj për tragjedinë në Gllogjan: Duhet me qenë prej guri mos me kajtë

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 21:06
Haradinaj për tragjedinë në Gllogjan: Duhet me qenë prej guri mos me kajtë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se pse është përlotur në varrimin e dy nxënësve që u vranë në tragjedinë në Gllogjan të Drenasit, rreth një javë më parë.

Haradinaj tha se nuk ka mundur t’i mbajë lotët në varrimin e dy nxënësve.

Madje ai thotë se ‘duhet me qenë prej guri mos me qajtë, kur i sheh familjarët e shokët dhe shoqet duke qajtë’.

“Diçka shumë ë papritur, spo di as spjegim me jep, qysh ka mundësi me ndodh një krim I tillë, është mjfft e habitshme për gjithë ne. Madje edhe lokacioni që është zgjedh, është mjaft e cuditshme me gjuajtë në fëmijë ashtu. Mjaft e trishtueshme me i pa gjithë atë familjarë, shokë e shoqe tu kajtë, mërzi të madhe, duhet me qenë prej guri mos me kajt në ato raste edhe për faktin që ne i njohim këta njerëz, I kemi të afërm”, tha Haradinaj.

Ai tregoi se me familjet e viktimave janë të afërm, madje tregoi se si babai i nxënëses së vrarë në Gllogjan ka qenë i paralizuar për një kohë të gjatë.

“Florimi Mustafaj ka qenë i paralizum një kohë të gjatë, ai kur është martu ka qenë lajmi ma i gzueshëm se po I kthehet jetes edhe për fat i ka falë zoti fëmijë. Njëkohësisht Beqë Hamzaj, një familje e ndershme, të urtë. Këto familje nuk janë probloematike”.

(Kosova Sot Online)