Haradinaj: Disa njerëz që i rrinë afër Kurtit duan ta fundosin

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 21:37
Haradinaj: Disa njerëz që i rrinë afër Kurtit duan ta fundosin

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Madje sipas tij, ata që i rrijnë afër Kurtit, mendojnë vetëm fundosjen e tij.

“A mundem me pyet unë qeverinë Kurti sot, cilën temë të madhe po e kryen. Një punë të madhe tregoma”, pyet Haradinaj.

“Po na ka lënë pa disa punë të mëdha. Na ka lënë pa Contur Global, na la pa gazin amerikan edhe janë hala pa ligjin e pagave”, tha ai.

Për siç tha ‘dështimet e Kurtit”, Haradinaj ka një arsye.

“Unë besoni, ndonjëherë e kam bindjen që dikush afër tij, është aty vetëm me e fundos Kurtin. Unë mendoj që ky ka njerëz rreth vetës, që vetëm një qëllim e kanë, me shpenzu më shpejt…Kushdo që nuk i ka thënë: Duhesh me e bo ligjin e pagave, unë jam i bindur që qëllim e ka me fundos këtë njeri”, thekson Haradinaj.