Haradinaj për emërimin e ambasadorëve: Përzgjedhje e duhur, shumica janë njerëz të mirë

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 21:50
Haradinaj për emërimin e ambasadorëve: Përzgjedhje e duhur, shumica janë njerëz të mirë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për emërmin e amabasadorëve nga Qeveria Kurti.

Haradinaj ka thënë se shumica nga ambasadorët e emëruar janë njerëz të mirë.

Ai shtoi se përzgjedhja është bërë e mirë, por ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si i kishte larguar ambasadorët e mëhershëm duke lënë vakum.
Haradinaj vlerësoi se kjo formë e largimit ishte gabim por theksoi se emërimi i ambasadorëve të rinj është i mirë.

“Mendoj që emërimin e amabsadorëve nuk i kanë njerëzit e kqinj, më duket qe e kanë bërë përzgjedhjen e mirë. Nuk i ndaj, shumica janë njerëz të mirë, më vjen mirë, përhajër, urime. Por ka gabuar qysh i ka larguar ata përpara. Ata poashtu kanë qenë profesionistë dhe i kanë shërbyer vendit. Mënyra si i kanë larguar me lënë vakum është gabim, ama emërimin e kanë bërë të mirë”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)