Hallakamë në Obiliq: Rrahen shtatë persona, një përfundon në spital

  • E.K /
  • 03 December 2021 - 10:02
Hallakamë në Obiliq: Rrahen shtatë persona, një përfundon në spital

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Obiliq.

Policia ka bërë të ditur se në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë shtatë persona.

Deri tek rrahja dyshohet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshjeje.

Lidhur me rastin, njëri nga të përfshirët në rrahje ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)