Fati i shpëtimit të Kosovës nga pazaret kriminale të ndarjes nga marrëveshja Thaçi-Vuçiq në dorën e presidentit amerikan Joe Biden

Fati i shpëtimit të Kosovës nga pazaret kriminale të ndarjes nga marrëveshja Thaçi-Vuçiq në dorën e presidentit amerikan Joe Biden

Hajrullah Tërnava

  • 03 December 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Fati deshi dhe situatat globale ndryshuan në të mirë të Kosovës. Në SHBA ndodhi ndërrimi i kryetarit Donald Trump, dhe në vend të tij tani është një mik i madh i Kosovës Joe Biden i cili e njeh situatën e Ballkanit e sidomos të shqiptarëve shumë mirë, dhe tani si bashkëpunëtor për Ballkanin i ka angazhuar njerëzit e pastër dhe të ndershëm që i vlerësojnë miqtë e tyre sikur tani neve që jemi të verifikuar dhe në marrëdhënie të ngushta me SHBA-të. E tëra ajo garniturë e mëparshme që ishte e angazhuar në ndërmjetësimin e Serbisë dhe Kosovës, kinse për njohje reciproke, por me marrëveshje të kompromisit të madh, tani janë të larguar, dhe në vend të tyre janë njerëz të drejtë dhe me vlera.

Në atë periudhën e mëhershme të viteve 2017-18 janë vërejtur dhe zbuluar skenari i përpjekjeve kriminale të pazareve të Hashim Thaçit për copëtimin e trojeve të Kosovës për ta shpëtuar veten nga Gjyqi Special në Hagë, por atëherë e kishte një përkrahje politike nga ajo udhëheqësi e shtetit mik tonin nga SHBA-të të Trumpit dhe garniturës së tij, dhe ishte vështirë që të detyrohet për ta ndërruar qëndrimin e tij të copëtimit të Kosovës, por ja që tani me garniturën e re të shtetit të SHBA-ve në krye me Joe Biden, në tërësi po zbulohet i gjithë skenari kriminale i përpjekjeve për pazare të fshehta nga ana e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, që duke lobuar tek faktorët me ndikim ndërkombëtar, ta realizojnë projektin e tyre “paqësor” për marrëveshje mes dy shteteve por në dëm të territorit të Kosovës, me ndarje të dhimbshme nga e cila do të përfitonte Serbia, dhe do të amnistohej Thaçi nga Gjykata Speciale. Këtë skenar me detaje e ka zbuluar së fundi analisti politik serb Dushan Janjiq, i njohur për qasje reale dhe të pa anshme të problemeve në Ballkan dhe rolin që e ka pasur dhe ka Serbia në qëllimet e saja destabilizuese.

Janjiq ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke t thënë se kjo ide ka qenë dhe është akoma shumë prezentë dhe jo vetëm në Serbi, por edhe në kanalet diplomatike në të cilat e kanë prezantuar dhe për të cilën kanë lobuar treshja: Thaçi, Rama Vuçiq, të mbështetur nga disa linja diplomatike me ndikim.

Themeluesi dhe presidenti i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, ka përmendur kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin si dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, si iniciatorët e idesë që doli në publik në vitin 2017, por që mohohej në mënyra të ndryshme mashtruese nga ish Presidenti Thaçi, që ishte tepër kontrovers dhe i pa qëndrueshëm në deklarime. Po ashtu, Janjiq ka përmendur edhe një sërë emrash personalitetesh ndërkombëtare, që sipas tij, lobuan për këtë projekt. “Që në vitin 2017-2018, u hodh në tryezë kjo ide dhe u shfaq në publik. Edi Rama ishte një nga iniciatorët, jo vetëm Vuçiqi.

Kjo është politika. Kurrë nuk e din se kur bëjnë manipulime. Ata kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë që e ushqyen këtë ide narrative në Serbi. Nuk ishin vetëm këta, por kishte edhe njerëz tjerë përreth tyre. Shumë njerëz lobuan. Njerëzit që punonin për Trumpin, njerëzit si Volfang Petrich, ambasadori Mantev, Viktor Orban, Sebastian Kurtz, shumë njerëz ishin të përfshirë”, ka thënë analisti politik serb Janjiq.

Megjithatë kjo çështje ende nuk ka përfundua, dhe llogaritet se kjo betejë do të jetë një betejë e vështirë e Qeverisë Kurti dhe diplomacisë Kosovare që ta largon tërësisht nga tavolina një projekt të tillë pasi që figura me ndikim mbështetëse të këtij projekti akoma kanë ndikim në diplomacinë ndërkombëtare. Sipas Janjiqit, në projektin e shkëmbimit të territoreve ishte i përfshirë edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe njerëzit rreth tij si John Bolton, ish-Këshilltar për Siguri Kombëtare, si dhe Steven Meyer, ish-zëvendësi i shefit të CIA-s për Ballkanin.

Tani kur në krye të shtetit si Kryeministër e kemi një njeri të aftë dhe të pastër në shumë aspekte, dhe në arenën ndërkombëtare fatmirësisht ka ndryshuar situata politike, e sidomos që tani në udhëheqjen e SHBA-se, është një ekip e njerëzve të pastër, dhe me ndërmjetësimet e ardhshme më nuk kemi dyshime se do te vjen deri te copëtimi i Kosovës.

Bisedimet me Serbinë mundë të zgjatin, por e kemi shansin që Kosova në mënyrë reciproke të njihet me Serbinë, dhe me këtë gjithçka do të përfundoj sepse edhe njohja e pesë shteteve të BE-së që akoma nuk e kanë njohur Kosovën do të bëhet shumë më lehtë dhe shpejtë, në mënyrë që Kosovës në të ardhmen do i hapen kufijtë për në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".