Vdes në moshën 50-vjeçare specialistja e mjekësisë familjare në Pejë

  • E.K /
  • 03 dhjetor 2021 - 11:29
Vdes në moshën 50-vjeçare specialistja e mjekësisë familjare në Pejë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka njoftuar se ka vdekur në moshën 50-vjeçare, specialistja e mjekësisë familjare, Arleta Sadiku.

Përmës një postimi në faqen zyrtare, kjo drejtori ka bërë me dije se Sadiku ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër.

“Sot, më 03 dhjetor 2021, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë dr. Arleta Sadiku , specialiste e mjekësisë familjare në Qendrën e Mjekësisë Familjare 2 në Pejë.

Vdekja e dr.Arleta  është humbje për familjen Sadiku në rend të parë dhe për Shëndetësinë Primare në të cilin punoj deri mê tani.

U prehshë në parajsë dr.Arletë!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)