Një person mundohet t’i mashtrojë mjekët që t’ia vaksinojnë dorën e rreme nga silikoni

  • E.K /
  • 03 December 2021 - 15:38
Një person mundohet t’i mashtrojë mjekët që t’ia vaksinojnë dorën e rreme nga silikoni

Një burrë italian, i cili synonte ta siguronte certifikatën e vaksinimit pa e marrë vërtet vaksinën, u mundua ta mashtronte stafin mjekësor duke vendosur në krah një dorë të rreme nga silikoni, thanë zyrtarët të premten.

Pavarësisht ngjyrës së ngjashme të objektit me ngjyrën e lëkurës së burrit, askush nuk u mashtrua nga dora e salikonit dhe burri në të pesëdhjetat u raportua në policinë lokale pas incidentit që ndodhi të enjten në mbrëmje në Biella, në veriperëndim të Italisë, raporton AFP.

“Rasti i afrohet kufirit të qesharakes, nëse nuk do të ishte fakti që ne po flasim për një gjest me seriozitet të jashtëzakonshëm”, tha Albert Cirio, shef i qeverisë rajonale të Piemontit, përmes një deklarate në Facebook.

Ai tha se një veprim i tillë është “i papranueshëm krahasuar me sakrificën që i tërë komuniteti ynë e ka paguar gjatë pandemisë, në kuptimin e jetës së njerëzve, kostos sociale e ekonomike”.

Incidenti me dorën e rreme vjen para ashpërsimit të rregullave në Itali nga e hëna për personat që nuk janë vaksinuar për Covid-19.

(Kosova Sot Online)