Omicron, pacienti zero rrëfen simptomat: Ndjeva një pickim të çuditshëm në gjoks

  • A.P /
  • 03 December 2021 - 20:20
Omicron, pacienti zero rrëfen simptomat: Ndjeva një pickim të çuditshëm në gjoks

Varianti i ri i COVID, Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Të infektuar janë zbuluar edhe pranë vendeve fqinje. Por cilat janë simptomat e këtij varianti i të ri?

Një i infektuar në Greqi ka folur për mediat duke treguar simptomat dhe bëri thirrje për vaksinim.

Nuk kam asgjë, as ethe. Por nëse do të më pyesnit nëse do ta bëja përsëri vaksinën, do të thosha po, do ta bëja” thotë pacienti zero, rasti i parë i mutacionit të Omicron në  Greqi.

“Kisha vetëm një simptomë që kur shkova për të fjetur të shtunën mbrëma ndjeva një pickim të çuditshëm në gjoks. Kam arritur të bie në gjumë, pavarësisht shqetësimit, dhe në mëngjes u ngrita dhe nuk ndjeva asnjë simptomë”, tha ai.

Delta është përgjegjëse për 99% të infeksioneve në mbarë botën. Ky variant duhet të jetë më ngjitës për t’u bërë dominues në mbarë botën. Është e mundur, por nuk mund të parashikohet.”

Swaminathan tha se varianti Omicron duket se shkakton tre herë më shumë infeksione sesa u gjetën më parë në Afrikën e Jugut, që do të thotë se “duket se është në gjendje të kapërcejë njëfarë imuniteti natyror nga një infeksion i mëparshëm” tha ajo. 

(Kosova Sot Online)