Pamje: Aktivisti opozitar azer s’mund t’i hapë sytë nga rrahja, fajëson policinë

  • S.A /
  • 04 December 2021 - 08:46
Pamje: Aktivisti opozitar azer s’mund t’i hapë sytë nga rrahja, fajëson policinë

Pamje: Aktivisti opozitar azer s’mund t’i hapë sytë nga rrahja, fajëson policinë.“M’i lidhën duart me pranga pas shpinës, më vendosën një qese plastike në kokë dhe filluan të më rrahnin në mënyrë të pamëshirshme”, tha opozitari.

“Më dukej se po vdisja. E shqeva qesen me dhëmbë që të mund të merrja frymë. Qesja më ishte ngjitur për fytyre”, shtoi ai.

Qeveria e Azerbajxhanit, e cila gjerësisht është akuzuar për abuzim të të drejtave të njeriut, përfshirë torturën dhe ndalimin arbitrar, i quajti “të pabaza” pretendimet e aktivistit.

(Kosova Sot Online )