
Lexoni edhe:
Fati do të jetë armiku i këtyre shenjave gjatë vitit 2022
Agjencia shtetërore ruse e statistikave, Rosstat, ka regjistruar 74.893 të vdekur nga Covid-19 në tetor, që është rekord mujor që nga fillimi i pandemisë.
Kjo agjenci raportoi të premten se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia ka arritur në mbi 537.000, që është shifra e tretë më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
Fati do të jetë armiku i këtyre shenjave gjatë vitit 2022Lexoni edhe:
Statistikat për muajin nëntor, kur Rusia u përball me rritje të numrit të infeksioneve, nuk janë publikuar ende. Shifra zyrtare e qeverisë ruse për viktimat e pandemisë është gati përgjysmë më e ulët se numri i paraqitur nga agjencia e statistikave.
Ndryshe, për rritjen e numrit të infeksioneve janë fajësuar varianti shumë ngjitës, Delta, dhe shkalla e ulët e vaksinimit. Vetëm rreth 40 për qind e rusëve janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, shkruan Free Europe.
Mujve të fundit, Rusia është përballur me rritjen më të madhe dhe më vdekjeprurëse të infeksioneve, duke shënuar rekorde të viktimave e të infektuarve disa herë brenda një muaji.
(Kosova Sot Online )