Po vjen një ciklon nga Adriatiku, qytetet që do t’i godasë dhe orët e stuhisë

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 14:44
Po vjen një ciklon nga Adriatiku, qytetet që do t’i godasë dhe orët e stuhisë

Rajoni i Ballkanit por edhe Kosova do të përfshihet nga moti i keq pasditen e sotme dhe gjatë gjithë ditës së nesërme.

Si pasojë e një cikloni të formuar në Adriatik, që në orët e para të ditës së sotme disa pjesë të Kosovës janë përfshirë nga shiu

Reshje të shiut në pjesë të Kosovës parashikohet të ketë edhe gjatë natës, po ashtu edhe reshjet e dëborës në pjesët malore.

Nga pasditja e së martës deri të enjten reshjet mund të largohen pjesërisht për t’u rikthyer sërish të premten.

(Kosova Sot Online)