Dështon sërish emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të OSHP-së

  • G.G /
  • 06 December 2021 - 13:28
Dështon sërish emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të OSHP-së

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës së sotme me 2 votë për, 64 vota kundër dhe 1 abstenim nuk ka emëruar kryetarin dhe katër anëtarët e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

Kandidat për kryetar ishte Ardian Behra, ndërsa kandidatë për anëtarë ishin: Hasim Krasniqi, Faruk Rexhaj, Adem Spahiu dhe Ruzhdi Morina.

Diskutimet për këtë pikë kanë përfunduar më 23 nëntor, por nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje.

(Kosova Sot Online)