24-vjeçari nga Gjakova e rrëmben të miturën, i thotë ta pranojë se ishin në lidhje ose do t’ia vrasë familjen

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 11:10
24-vjeçari nga Gjakova e rrëmben të miturën, i thotë ta pranojë se ishin në lidhje ose do t’ia vrasë familjen

Një 24-vjeçar nga Gjakova, e ka rrëmbyer një 17-vjeçare, të cilën e ka kërcënuar se do të ia vrasë familjen, nëse nuk e pranon në Gjykatë se para një viti ka qenë në lidhje me dëshirë me të dyshuarin.

Media nga burime brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se i dyshuari i ishte afruar viktimës me veturë, e kishte futur me forcë në veturë dhe është nisur në drejtim të urës së Fshajt.

Ai e kishte ndaluar veturën në një vend, dhe e kishte kërcënuar viktimën e mitur se nëse nuk e pranon fajësinë në Gjykatë, për rastin “Bashkësia jashtëmartesore me personin në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç”, që ka ndodhur në vitin 2020, do të ia vrasë tërë familjen.

Siç mëson media, i dyshuari i ka bërë presion të vazhdueshëm viktimës, duke i thënë se do t’ia postojë fotot në rrjetet sociale.

Po ashtu, viktima ndjehet e rrezikuar dhe nuk mund të shkojë në shkollë lirshëm.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në ndalim.

Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“FRIKËSIM GJATË PROCEDURËS PENALE-Gjakovë 30.11.2021 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë me forcë kishte futur në veturë viktimën femër kosovare (e mitur) dhe kishte kanosur të njëjtën lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)