Polici vret gruan, katër persona tjerë dhe në fund veten

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 11:13
Polici vret gruan, katër persona tjerë dhe në fund veten

Një polic nga Kenia të martën vrau pesë persona dhe në fund edhe veten në kryeqytetin Nairobi, tha Drejtoria për Hetime Kriminale.

Së pari, polici e vrau bashkëshorten e vet në shtëpinë e tyre para e ta vazhdonte sulmin me armën zyrtare, AK-47, për të vrarë katër persona tjerë, thanë autoritetet, duke e përshkruar sulmuesin si oficer të padisiplinuar.

Autoritetet thanë se tre burra që u vranë nga polici sapo kishin marrë pjesë në përgatitjet për një funeral. “Pasi vrau tre, policia ua ktheu armën dy drejtuesve të motoçikletave, njëri prej të cilëve e humbi jetën përderisa po i nënshtrohej trajtimit”, tha policia keniane.

Një dëshmitar i agjencisë “Reuters”, tha se banorët e zemëruar afër vendit ku ndodhi incidenti ua vunë zjarrin gomave në një rrugë si shenjë proteste kundër dhunës.

Në një incident tjetër më 2010, një polic në qytezën Siakago, një polic kishte qëlluar për vdekje dhjetë persona, përfshirë dy kolegë të tij.

Një zëdhënës i policisë kishte thënë në atë kohë se polici sulmues ishte përpjekur që në fund ta qëllonte edhe veten, por kishte mbetur pa municion, duke u detyruar që të dorëzohet.

(Kosova Sot Online)