Kriza Ukrainë-Rusi, Putin do t’i dërgojë Uashingtonit propozimet për zgjidhjen e saj

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 17:21
Kriza Ukrainë-Rusi, Putin do t’i dërgojë Uashingtonit propozimet për zgjidhjen e saj

Diskutimet online mes presidentit të SHBA, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës duket se kanë qenë të frytshme.

Këtë gjë e konfirmoi dhe kreu i Kremlinit, Vladimir Putin në një konferencë për shtyp, një ditë pas mbajtjes së telekonferencës që zgjati për më shumë se dy orë.

Putin u shpreh se Rusia brenda javës do të dërgojë në Uashington propozimet e saj për zgjidhjen e situatës së tensionuar me Ukrainën, e cila prej disa kohësh është përshkallëzuar në pikën më superiore, sa të dyja vendet kanë dislokuar mijëra ushtarë në të dy anët e kufirit.

Lideri rus tregoi për gazetarët se bisedimet ishin të hapura dhe konstruktive dhe gjëja kryesore është se iu la hapësirë mundësisë për vijimin e dialogut.

Megjithatë, Putin deklaroi se akuzat se Rusia po planifikon të sulmojë Ukrainën janë provokative.


(Kosova Sot Online)