Fjalia goditëse e Blinken në deklaratën për bandat në veri: Këto grupe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarët publikë

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 21:20
Fjalia goditëse e Blinken në deklaratën për bandat në veri: Këto grupe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarët publikë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, doli me një deklaratë pas vendimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ku përveç që futi në listë të sanksioneve liderët e krimit të organizuar në veri të Kosovës, Zvnoko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq, tha se këto grupe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarët publikë.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja i ka goditur rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

E lidhur me këtë zhvillim, Antony Blinken në një deklaratë zyrtare tha se këto grupe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë publikë në mënyrë që të mbrojnë vetën nga ndjejka penale.

“Krimi i organizuar transnacional është destabilizues, me këto grupe që shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë publikë për të mbrojtur veten nga ndjekja penale dhe përgjegjësia”, thotëAnthony Blinken.

Në komunikatën e kësaj zyre, ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

E kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm vendimin e ShBA-së për vënie të sanksioneve kundër grupeve të organizuara kriminale në Kosovë. Mirëpo ai vetë sa ishte kryeministër i Kosovës e kishte pritur Radojqiqin në zyrën e tij para tri viteve

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)