Kush është Alban Zogaj, nënkryetari i ri i Prishtinës, “krahu i djathtë” i Lumirit dhe Përparimit

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 21:44
Kush është Alban Zogaj, nënkryetari i ri i Prishtinës, “krahu i djathtë” i Lumirit dhe Përparimit

Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i ri i Prishtinës. Njeriu që udhëhoqi me sukses fushatën e Përparim Ramës do të jetë “dora e djathtë” e kryetarit të ri të kryeqytetit.

Alban Zogaj njihet si person i afërt me Lumir Abidxhikun, dost i jetës dhe pjesë e pandarë e tij edhe në politikë.

Zogaj ka përgatitje të lartë profesionale duke qenë i diplomuar në Master në Britani të Madhe, dhe më pas mori titullin edhe Doktor Shkence në Itali.

Ai ka qenë drejtor në Riinvest, ndërsa si ekonomist ka zhvilluar projekte të rëndësishme në MCC.

38 vjeçari është anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe ishte shef i shtabit zgjedhor në Prishtinë nga po e njëjta parti.

 Alban Zogaj është i martuar dhe ka dy fëmijë


(Kosova Sot Online)