Parashqevi Simaku nxiti demonstratat në Kosovë. Agim Doçi: Flasin mirë për njerëzit pasi kanë vdekur

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 19:29
Parashqevi Simaku nxiti demonstratat në Kosovë. Agim Doçi: Flasin mirë për njerëzit pasi kanë vdekur

Agim Doçi, ikona e Festivalit të Këngës në RTSH, autori i dhjetra këngëve legjendare shqiptare shprehu se ndihet tejet i vlerësuar, jo thjesht nga publiku i gjerë por edhe nga instancat shtetërore të cilat e kanë vlerësuar me titujt e merituar. Ai shprehu se shqiptarët “flasin mirë për njerëzit pasi kanë vdekur”.

Dhjetori, i përcaktuar për shkak të aktivitetit kulturor të zhvilluar gjithmonë në këtë muaj si muaj i festivalit, rikthen në vëmendje pionerët e muzikës shqiptare. E teksa rikujtonin me nostalgji këngët që shënjuan atë që sot është historia e muzikës shqiptare, Doçi ndaloi të kënga “E Duam Lumturinë” e kënduar nga Parashqevi Simaku.

Janë 18 mijë gra në Prishtinë që të nesërme kur është kënduar kjo këngë nga e madhja Parashqevi Simaku, kanë bërë demostratë. Është një vlerësim një titull, një dekoratë shumë e madhe. Ishte e vetmja këngëtare që qëndisej, zbukurohej, përgatitej sepse thoshte vijnë 1000 vetë të më shohin dhe tua shpërblej me lluks.”,  rrëfeu ai plot emocion për këngën që daton në vitin 1988.

Ai falenderoi ata që i konsideron si “princat e muzikës shqiptare” duke përmenduar Agim Prodanin, Anvi Mulën, Pjetër Gacin, Tonin Arapai, Limoz Dizdari.

Gjithashtu poeti zbuloi një sekret ku në kohë ka punuar si inxhinier në Uzinën Energjitike të kombinatit dhe shprehu se asnjëherë nuk e dërgonte një tekst te kompozitori, pa e testuar njëherë cilësinë e tij të punëtorët

(Kosova Sot Online)