Nesër mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, pritet të votojnë për shkarkimin e Lulzim Bashës

  • 10 December 2021 - 17:46
Nesër mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, pritet të votojnë për shkarkimin e Lulzim Bashës

Juxhin Mustafaraj ka dhënë detaje për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Shqipëri.

Në një lidhje direkte ai tha se ky Kuvend ka ardhur si rezultat i zhvillimeve që kanë ndodhur së fundmi në parti, e ku është përjashtuar lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

“Partia Demokratike pas  zgjedhjeve të 25 prillit e cikla shënoi edhe humbjen e tretë për këtë forcë politike, është future në një proces krize për shkak të një vendimi të ShBA-ve e cila më 19 maj të këtij viti e ka shpallur ‘non grata’ kryeministrin dhe liderin historia të PD-së, Sali Berisha dhe familjarët e tij. Një vendimmarrje e cila më pas e detyroi Lulzim Bashën që më 9 shtator ta përjashtojë nga grupi parlamentar i PD-së, për t’u distancuar nga një person që është shpallur ‘non grata’ për korrupsion madhor”, ka thënë ai.

Gazetari tha se ky Kuvend do të mbahet me iniciativën e Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Që nga ajo kohë kryeministri Salli Berisha ka nisur një aksion personal duke thirrur dhe duke u bërë thirrje simpatizantëve të PD-së që të organizohen dhe të thërrasin një Kuvend Kombëtar që është organi më i lartë vendimmarrësve në PD, duke renditur një varg arsyesh pse duhet që të shkarkohet lideri aktual i PD-së, Lulzim Basha”

Mustafaraj tha se Kuvendi Kombëtar do të mbahet nesër në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

“Tashmë jemi në kulmin e këtyre ngjarjeve politike. Nesër është thirrur dhe do të zhvillohet Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Është vendosur që ky Kuvend që për shkak të numrit të madh  të pjesëmarrjeve do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania””, ka thënë më tutje ai.

Më tutje, ai tha se nesër pritet që në këtë Kuvend të hidhet në votim largimi i Lulzim Bashës nga pozita e kryetarit të partisë.

“Ajo çfarë pritet me interes është se cila do të jenë vendimmarrje që do të merren në dy Kuvendet. Në ditën e nesërme z. Berisha dhe bashkëpunëtorët të themi me ata të cilët ka bashkëpunuar për thirrjen e këtij Kuvendi, kanë thënë se me votën e tyre do të marrin vendimin për të shkarkuar kreun e PD-së, Lulzim Basha nga pozicioni i kryetarit. Është një Kuvend që nuk njihet dhe nuk gëzon mbështetjen e strukturave të partisë”, ka thënë më tutje ai. 

(Kosova Sot Online)