Vetura godet shtyllën në Obiliq, lëndohen pesë persona

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 18:34
Vetura godet shtyllën në Obiliq, lëndohen pesë persona

Sot rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha policia.

Në bazë të pamjeve shihet se vetura ka goditur një shtyllë.

(Kosova Sot Online)