Uk Lushi takohet me Hovenier: Ishim të impresionuar me njohuritë dhe entuziazmin e tij për Kosovën

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 09:33
Uk Lushi takohet me Hovenier: Ishim të impresionuar me njohuritë dhe entuziazmin e tij për Kosovën

Anëtari i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Uk Lushi, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Përmes një postimi në Twitter, Lushi ka thënë se është befasuar nga ambasadori i ri amerikan për njohuritë dhe entuziazmin e tij për Kosovën.

“Kënaqësi e veçantë të takohem me Ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. Ishim të impresionuar nga njohuritë dhe entuziazmi i tij për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lushi.

(Kosova Sot Online)