Mjaftë me fjalë të “mëdha” nga kryeministri, urgjentisht duhet të arrestohen politikanët e pasuruar përmes krimit të organizuar!

Mjaftë me fjalë të “mëdha” nga kryeministri, urgjentisht duhet të arrestohen politikanët e pasuruar përmes krimit të organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 11 December 2021 - 09:01

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Tani nga qeverisja e kësaj Qeverie në pushtet, po kalon një kohë e konsiderueshme, dhe tani vetëm të thënat paralajmëruese për burgosjen e politikanëve të korruptuar nuk mjaftojnë, por duhet këto të thëna të fillojnë të realizohen dhe opinioni me elektoratin të vërtetohet në vepër për burgosjet e këtyre politikajve që janë pasuruar skajshmërisht tani, prandaj është paralajmërues për politikanët e korruptuar, të pasuruar kundërligjshëm për dy dekada, deklarimi i kryeministrit Kurti se Qeveria që ai e drejton, ka njohuri dhe informacione të mjaftueshme për Zyrtarët e shtetit të lidhur me biznesmenë te inkriminuar, që kanë krijuar pasuri marramendëse të pa justifikueshme.

Gjithsesi se ky deklarim i Kryeministrit Kurti, është pikërisht në simbolikën e shënimit të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, një paralajmërim për ballafaqimin e pasanikëve të krimit të organizuar me Ligjin për Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, i cili pritet të diskutohet dhe miratohet në Kuvend në seancat e radhës para fundit të këtij viti.

Kryeministri Kurti ka thënë se pasuria e paligjshme në Kosovë është bërë përmes kontratave të korruptuara, duke shtuar se ka pasur favorizime të bizneseve të lidhura me zyrtarët politik, prandaj e gjithë kjo duhet të dokumentohet, hetohet e zbulohet. Sipas kryeministrit Albin Kurti, Kosova e ka pjesën e vet të historisë tepër të errët me korrupsion, nga ku zyrtarë të shumtë e biznesmen të lidhur me ta, kanë vjel taksat e qytetarëve duke krijuar pasuri marramendëse të cilën nuk e justifikojnë dot dhe duhet të bëhet objekt hetimi dhe arsyetimi, në të kundërtën do të jetë objekt konfiskimi, duke u zotuar se në qeverisjen e tij toleranca për korrupsion është zero.

Kjo Qeveri ne pushtet duke i pasur parasysh obligimet dhe premtimet e saja ndaj qytetarëve, tani sa me pare duhet te fillohet me nje luftim te krimit serioz, dhe te gjithë te akuzuarve qe iu konstatohet pasuria qe me veprime kriminale janë pasuruar, qe te gjithëve duhet tiu konfiskohet ajo pasuri dhe ti kthehet shtetit te Kosovës dhe nga këto veprime te gjithë qytetaret te marrin mësim nga ky veprim, se përpos dënimeve qe do t’iu shqiptohen vepër kryesve, edhe pasuria do t’iu konfiskohet dhe ti kthehet shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".