Shikoni pamjet: Gruas me dy fëmijë i ngec motoçikleta mbi binarë, për pak s’i godet treni

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 13:00
Shikoni pamjet: Gruas me dy fëmijë i ngec motoçikleta mbi binarë, për pak s’i godet treni

Një grua dhe dy fëmijë ngecën me motoçikletë në një vendkalim mbi binarë pikërisht në kohën kur po vinte treni.

Tabloidi britanik, “Daily Mail”, ka publikuar një video tronditëse, ku gruaj dhe dy fëmijët shihen të mbetur me motoçikletë mbi binarë. Mediumi nuk e ka përmendur shtetin në të cilin ka ndodhur ngjarja.

Kur e shohin trenin, gruaja dhe vajza zbresin shpejt nga motoçikleta dhe mundohen që ta tërheqin zvarrë për ta larguar nga binarët, por nuk arrijnë për shkak të peshës së saj dhe pasi motoçikleta qëndron e rrëzuar.

Shumë pak sekonda para se të vijë treni, gruaja dhe vajza largohen shpejt dhe e lënë motoçikletën mbi binarë. Treni e godet me shpejtësi motoçikletën, duke e marrë “me vete” shumë metra larg.

Në video më pas shihet motoçikleta e dëmtuar në masë të konsiderueshme në pjesën e përparme, pas goditjes nga treni.

(Kosova Sot Online)