Prokuroria Speciale duhet të hap dosjet e kallëzimeve penale kundër Shpend Ahmetit dhe grupit të tij kriminal!

Prokuroria Speciale duhet të hap dosjet e kallëzimeve penale kundër Shpend Ahmetit dhe grupit të tij kriminal!

Gani Qarri

  • 11 December 2021 - 09:15

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Pas përfundimit të mandatit dhe lirimit nga pozita e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Prokuroria Speciale e Kosovës, medoemos duhet ta ketë guximin dhe vullnetin që përfundimisht të fillojë me shfletimin e dosjeve kriminale kundër Shpend Ahmetit. Postin, të cilin padrejtësisht, ai e mbajti për plot 8 vite dhe përveç degradimit të kryeqytetit, u shqua edhe për lidhjet e fuqishme me mafien e ndërtimeve, zhytjen e thellë në korrupsion e krim të organizuar, tregti të paligjshme me lejet ndërtimore, për përfitimet milionëshe nga ky biznes, si dhe investimin e shpëlarjen e parave te pista të krimit të organizuar, korrupsioni, droga etj. që me një fjalë, ai nuk mbahet mend për asgjë pozitive tek qytetarët.

-Kundër Shpend Ahmetit, tanimë nuk është kurrfarë sekreti,por është shumë e ditur dhe e deklaruar publikisht edhe nga ish oponentët e përbërjes së kaluar të asamblesë komunale në Prishtinë, se janë paraqitur me dhjetëra denoncime dhe kallëzime penale në Prokurorinë speciale, megjithëse deri më tani nuk dihet fati i tyre, pse janë penguar dhe ku e bëjnë gjumin e janë duke “pushuar” ato.

Kështu që pa asnjë vonesë të mëtejme dhe MENJËHERË, nga Prokuroria Speciale, duhet të hapet dosja e kallëzimeve penale kundër Shpend Ahmetit dhe grupit të tij, për ta zbardhur të vërtetën e lidhjes me krimin e organizuar dhe nëntokën kriminale te instaluar ne Komunën e Prishtinës, e të mos harrohet apo edhe amnistohet në asnjë mënyrë, deformimi, shkatërrimi, zhvatja, dëmtimi e bllokimi që u është bërë qytetarëve dhe bizneseve të palidhura e të pa shantazhuara nga sekserët e Shpend Ahmetit më krimin e organizuar te instaluar ne drejtoritë komunale te krimit.

E përderisa me rastin e Prishtinës ende kemi heshtje dhe stepje të Prokurorisë lidhur me këto dosje, gëzon fakti se në komunën e Gjilanit prokurorët e guximshëm, tashmë kanë filluar për të vepruar dhe në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, është hapur dhe po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit i akuzuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, që lidhet pikërisht me fushën e dhënies së lejeve ndërtimore, ku për dallim nga Gjilani, Prishtina ishte kthyer në oqean abuzimesh dhe manipulimesh me të njëjtin sektor.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari, i cili është edhe drejtor aktual i Drejtorisë së Urbanizmit në Gjilan, akuzohet se ka lëshuar leje ndërtimore në parcelat kadastrale të Komunës së Gjilanit, edhe pse ato parcela ishin paraparë për destinime të tjera, si ndërtimi i një objekti parashkollor dhe një tjetri shkollor, e jo ndërtime të karakterit biznesor e banesor, ndaj vet aktakuza e sqaron se i akuzuari duke anashkaluar interesin e institucionit, në kundërshtim me destinimin e planifikuar sipas planit rregullues , në “Livadhet e Arapit”, ka lëshuar në mënyrë të kundërligjshme dy leje ndërtimore për dy kompani ndërtimi.

Kështu që edhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duhet ti shërbejë ky shembull i vogël i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, në mënyrë që pa vonesa të mëtejme, ta nxjerr në tavolinë për shqyrtim dhe hetim të detajuar dosjen e Shpend Ahmetit për gati një dekadë të kaluar, ndaj të cilit vazhdimisht ka pasur ankesa e denoncime, por që fatkeqësisht, lidhja e tij më mafien e nëntokën kriminale dhe pozita e kryetarit mbase kanë bërë që denoncimet deri më tash të jenë parë mes gishtërinjve dhe të kenë pauzuar, por jo edhe të amnistohen dhe të mbesin dosje e harruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".