
Disa fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë të pijshëm

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se si pasojë e një defekti në një gyp, disa fshatra të kësaj komune kanë mbetur pa ujë të pijes.
Sipas KRU “Gjakova”, pa furnizim me ujë të pijes janë fshatrat: Bec, Bordosan, Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë.
“Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, deri atëherë kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Defekt.
Të nderuar konsumatorë,
ju njoftojmë se është paraqitur një defekt në gypin fi 350 në fshatin Bec.
Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt jane fshatrat; Bec,Bordosan,Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë.
Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, deri atëher kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës!
(Kosova Sot Online)