Gjakovë, policia kontrollon një person ia konfiskon armën e llojit CZ dhe 11 plumba

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 12:34
Gjakovë, policia kontrollon një person ia konfiskon armën e llojit CZ dhe 11 plumba

Sot rreth orës 01:00 të mesnatës policia përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se një i dyshuar ka në posedim një armë zjarri (revole).

Policia pas identifikimit dhe njohurisë për vendbanim, ka formuar pikë kontrolli në rrugën “Dërgut Vokshi” afër shtëpisë së të dyshuarit dhe i njëjti është kontrolluar.

Policia konfirmon se te ky person është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit CZ dhe 11 plumba.

“I dyshuari është shoqëruar në Stacionin policor-Gjakovë, ndërsa arma e lartëcekur është konfiskuar”, tha policia.

Rasti është hapur si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)