
Policia arreston një 34-vjeçar pasi rrahu vajzën e tij 14 vjeçare në Kaçanik

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar në Kaçanik si të dyshuar për dhunë në familje.
Sipas njoftimit, stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 18:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Begracë të Kaçanikut ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.L (M/K) 34 vjeçar- recidivist i dhunës në familje.
I njëjti me datën 11.12.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij 14 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor.
(Kosova Sot Online)