Gjendja me COVID-19 në spitalet e vendit, raporti i fundit i ShSKUK’së

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 09:22
Gjendja me COVID-19 në spitalet e vendit, raporti i fundit i ShSKUK’së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e vendit po trajtohen vetëm katër pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, SHSKUK’ja ka bërë me dije se në QKUK nuk ka pacientë me Covid-19 pozitivë.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-Covid. Në QKUK nuk ka pacientë me Covid-19 pozitivë,  po trajtohen 28 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 4 pacientë si Covid-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-Covid-19.  Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)