Avdyli kërkon që punëtorët shëndetësorë përkohësisht të paguhen sipas performancës së tyre

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 16:25
Avdyli kërkon që punëtorët shëndetësorë përkohësisht të paguhen sipas performancës së tyre

Sipas tij, në shëndetësi ka shumë dallime në performancën e punëtorëve shëndetësorë, pasi siç ka thënë ai, ka kirurgë që punojnë shumë, por paguhen njëjtë me ata që nuk punojnë.

“Rritja e pagave duhet të jetë në favor të reformës në shëndetësi, sepse pagat nuk duhet të rriteshin pa e ditur rrugën e reformës dhe transformimit të sektorit shëndetësorë. Në shëndetësi në të shumtën e rasteve kemi performancë të dallueshme mes profesionistëve shëndetësorë, kemi kirurgë që kryejnë shumë punë po paguhen njëjtë me kirurg që ndoshta nuk hyjnë në sallë. Derisa të kemi kësi mospërputhje mes profesionistëve shëndetësorë, mendoj që do të duhej të përfshihej si zgjidhje kalimtare, deri në reformën në shëndetësi të bëhet edhe pagesa sipas performancës”, ka deklaruar ai.

Avdyli ka thënë tutje se Kosova ka nevojë urgjente për një legjislacion koherent për të rregulluar pagat në sektorin publik dhe për të shmangur sistemin e padrejtë të pagave, abuzimin me kompenzime, e parregullsitë tjera.

“Kjo është edhe kërkesë e BE’së sepse BE ka kërkuar që të bëhet harmonizim i strukturës  së pagave në sektorin publik në mënyrë që të kemi pagesa të barabarta për punë të barabarta. Ligji për Pagat nuk është ligj për rritje por është ligj për nivelizimin e pagave. Ky ligj duhet të krijonte një sistem të pagesës sipas meritokracisë. Për të hartuar një ligj të mirëfilltë na duhet më shumë transparencë, më shumë drejtësi më shumë efikasitet dhe i cili do të vendoste një sistem të qëndrueshëm”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)