Një grua ther me thikë një tjetër në Rrugën B në Prishtinë

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 16:32
Një grua ther me thikë një tjetër në Rrugën B në Prishtinë

Një grua ka ther me thikë një tjetër në një qendër tregtarë në Rrugën B në Prishtinë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në  Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.  Lidhur me këtë rast është  arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Akoma nuk dihen motivet që çaun deri te ky incident.

(Kosova Sot Online)