Ky është pronari që përgatit ushqime luksoze për qenin e tij, në vlerë 400 deri në 600 euro

  • A.P /
  • 17 December 2021 - 23:10
Ky është pronari që përgatit ushqime luksoze për qenin e tij, në vlerë 400 deri në 600 euro

Një person është bërë viral me videot e tij në TikTok.

Kuzhinieri profesionist u bë viral në TikTok pasi ndau ushqimet luksoze që përgatit për qenushin e tij, duke përfshirë role karavidhesh dhe një biftek wagyu, me çmim nga 400 deri në 600 euro, transmeton lajmi.net.

Sean MacDonald, një kuzhinier 30-vjeçar nga Toronto, Kanada, jeton me qenushin e tij 11-muajsh të quajtur Hazelnut, i cili ha më mirë se shumica e njerëzve.

Kam shpenzuar shumë për vaktin e parë wagyu, por nuk më dhimbsen aspak pasi Hazelnut më është bërë si një fëmijë. Mendoj se vakti i saj më luksoz kohët e fundit ishte viçi me foie gra, palcë kockore, tartuf dhe karavidhe – tha pronari.

Shan fillimisht u interesua për gatimin kur ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa ai filloi karrierën e tij si kuzhinier vetëm pesë vjet më vonë.

Videot e tij në të cilat ai përgatit ushqim për qen u bënë hit në TikTok dhe mblodhën disa milionë shikime.

(Kosova Sot Online)