Vendet europiane nisin vaksinimin e fëmijëve të moshave 5-11 vjeç kundër COVID-19

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 12:51
Vendet europiane nisin vaksinimin e fëmijëve të moshave 5-11 vjeç kundër COVID-19

Shtete të shumta po vazhdojnë të regjistrojnë numër të madh të rasteve të infektuara me COVID-19. Andaj edhe kanë fillur të administrojnë një dozë të tretë të vaksinës për t’u mbrojtur nga ky virus.

Vendet e BE – së, përfshirë Greqinë, Italinë, Spanjën dhe Hungarinë, kanë filluar vaksinimin e fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç, sipas Associated Press. Zgjerimi i fushatës së vaksinimit erdhi pasi rregullatori i BE-së muajin e kaluar miratoi reduktimin e dozës së vaksinës së prodhuar nga Pfizer-BioNTech.

Greqia ka filluar administrimin e dozave ditën e djeshme, disa orë pasi vendi raportoi 130 viktima, numri më i lartë i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani janë rezervuar 30 mijë takime për vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç.

(Kosova Sot Online)