SHBA furnizon QKUK’në dhe spitalet me pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve me COVID

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 17:11
SHBA furnizon QKUK’në dhe spitalet me pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve me COVID

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar atyre pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Sipas SHSKUK’së, pajisjet janë donacion nga Zyra në Mbrojtje pranë Ambasadës së Amerikës në Prishtinë.

Ato i dorëzoi sot i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe.

“Pajisjet- donacion nga Zyra në Mbrojtje pranë Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, i dorëzoi i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe,  të cilat i pranuan në një ceremoni zyrtare ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj- Gashi, dhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi”, thuhet nga SHSKUK.

(Kosova Sot Online)