Kapet keq në mashtrim, ferizajasi ia zvogëlon kilometrat veturës dhe ia shet një personi

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 09:23
Kapet keq në mashtrim, ferizajasi ia zvogëlon kilometrat veturës dhe ia shet një personi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një rast të mashtrimit në Ferizaj, ku një qytetar kishte bërë zvogëlimin e kilometrave të automjetit të tij.

I njëjti, sipas Policisë, veturën me kilometra të manipuluar ia kishte shitur një personi.

“Ferizaj 16.03.2021 – NN. Gjatë hetimit të rasatit me 15.12.2021 është vërtetuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa e kishte veturën në posedim, duke manipuluar kishte bërë zvogëlimin e kilometrave të automjetit të tij, të cilin i kishte shitur viktimës mashkull kosovar. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)