Ministrja austriake e Mbrojtjes: Të merren parasysh konfliktet e mundshme në Ballkan

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 10:36
Ministrja austriake e Mbrojtjes: Të merren parasysh konfliktet e mundshme në Ballkan

Ministrja austriake e Mbrojtjes, Klaudia Tanner tha se situata në Ballkanin Perëndimor është ende e qëndrueshme, por se për shkak të situatës aktuale, duhet të llogariten konfliktet e mundshme.

Kështu Tanner vuri në dukje situatën në Bosnjë e Hercegovinë, ku Austria është e pranishme në misionin ndërkombëtar të EUFOR-it me 180 ushtarë, shkruan Al-Jazeera në Ballkan.

Për momentin, thotë ajo, nuk ka pasoja për detyrat ushtarake, por situata e sigurisë dhe ajo politike monitorohen vazhdimisht, tha ajo në një takim virtual.

Sipas deklaratës, në takim morën pjesë edhe ministrat e mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Në takim, Tanner shprehu gatishmërinë e Austrisë për t’i mbështetur trupat e Bashkimit Evropian për veprim të shpejtë.

Sipas saj, trupa të tilla do të nevojiteshin për të mbështetur parandalimin e konflikteve, për të ofruar ndihmë humanitare, si dhe për të kryer operacione të kufizuara në kohë, siç janë masat e evakuimit.

(Kosova Sot Online)