Avokati Damati: Silvana Arsoviq nuk është përmendur në raportin që lidhet me sanksionet e ShBA-së

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 13:08
Avokati Damati: Silvana Arsoviq nuk është përmendur në raportin që lidhet me sanksionet e ShBA-së

Avokati Musa Damati është i bindur se klientja e tij, Silvana Arsoviq nuk është e përmendur në raportin që lidhet me sanksionet e vendosura ditë më parë nga ShBA-ja ndaj një grupi të serbëve të veriut të dyshuar për korrupsion e kontrabandë.

Damati i tha Ekonomia Online, se Arsoviq që është e akuzuar në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, është angazhuar veç për perspektivën e komunitetit të saj.

Damati shton se Arsoviq nuk ka qenë asnjëherë pjesë e asnjë raporti që lidhen me keqpërdorim të detyrës së saj.

“Klientja ime Silvana Arsoviq nuk është përmendur në raportin që lidhet me sanksionet e ShBA-së. Ajo në raporte të tilla nuk do të përmendet asnjëherë, de për këtë garantojë unë si avokat i saj. Kjo për arsyen e bazuar se angazhimi i saj ka qenë dhe angazhimi i saj vazhdon të jetë. Se ajo ka rol dhe është e angazhuar për të siguruar pluralizëm mendimin e lirë dhe prosperitetin në komunitetin e sajë në të cilin jeton”.

Arsoviq ka qenë sekretare e partisë së Ivanoviqit. Ai u vra më 16 janar 2018 me gjashtë plumba në shpinë para objektit të partisë së tij në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online)