Shefi i EULEX-it: Nuk ndërhyjmë direkt në procedurat gjyqësore

  • G.G /
  • 16 December 2021 - 13:35
Shefi i EULEX-it: Nuk ndërhyjmë direkt në procedurat gjyqësore

EULEX-i ka bërë prezantimin e Raportit të tij të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Lars-Gunnar Wigemark, shefi i Misionit EULEX-it, tha se si mision nuk ndërhyjnë direkt në procedurat gjyqësore, vetëm japim rekomandime.

“Qysh nga fillimi i vitit 2019 EULEX-i ka përgatitur 5 raporte, ku tri të parat me KGJK-në, PKP-në e MD-në. Ndërsa në tetor të vitit të 2020-ës, EULEX-i ka prezantuar raportin e parë publik për monitorimin e policisë, prokurorisë e gjyqësorit. EULEX-i nuk mund të ndërhyjë në mënyrë direkt në procedurat gjyqësore, por ajo çka mund të bëjmë është që të ofrojë rekomandime”.

Tutje Wigemark thotë që monitorimi mund të funksionojë vetëm nëse ka bashkëpunim.

“Për shkak të këtij bashkëpunimi deri më tani kjo karakteristikë e funksionimit të fuqishëm është duke shkuar mirë. Monitorimi e përfshin tërë zinxhirin e gjyqësisë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)