Lexoni edhe:
Kaq milionë euro do të fitojë Kosova nga Danimarka për qelitë me qira që do
Një grua e cila shkoi në spital për të bërë një kontroll rutinë, gjatë kryerjes së ekografisë zbuloi se ishte shtatzënë dhe fetuesi i saj ndodhej në mëlçi.
Pediatri kanadez Dr Michael Narvey postoi një video në TikTok në lidhje me zbulimin befasues.
Kaq milionë euro do të fitojë Kosova nga Danimarka për qelitë me qira që doLexoni edhe:
Ai shkruante krahas videos: Mendoja se i kisha parë të gjitha, por ajo që zbuluam ishte një foshnje në mëlçi. Ajo kishte një shtatzëni ektopike në mëlçi. Ne i shohim këto në bark, por kurrë në mëlçi. Ky rast është i pari për mua.
Video kishte marrë më shumë se 3 milionë shikime dhe mijëra komente të njerëzve të habitur nga ajo që shikonin.
Një përdorues tha: “Ky duhet të ketë qenë një lajm shkatërrues për prindërit, shpresoj që mamaja të jetë mirë.
Dikush tjetër tha: “As nuk besoj se kjo mund të ndodhë. Si arrin një vezë e fekonduar në mëlçi?”
Shtatzënia abdominale është një lloj i rrallë i shtatzënisë ektopike dhe ndodh kur një vezë udhëton në rrugën e gabuar poshtë tubit fallopian dhe jashtë në bark.
(Kosova Sot Online)