
Ish-shefi i UNMIK-ut, danezi Petersen reagon për burgjet me qira që kërkoi Danimarka

Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen është shfaqur i habitur me kërkesën e vendit të tij, Danimarkës për t’i marrë me qira burgjet e Kosovës.
Në një përgjigje për Klan Kosova, ish-kryedaministratori tha se nuk duhet të ndodhë transferimi i të burgosurve jashtë vendit, dhe se kjo është “nismë e çuditshme të cilën nuk don ta komentojë”.
“Më duket e çuditshme, sepse është një përgjegjësi daneze me të cilën duhet të merret Danimarka dhe të mos transferohet në një vend tjetër”, ka thënë ai shkurt.
Ministria e Drejtësisë është pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar.
Nga kjo marrëveshje 10 vjeçare Kosova do të përfitojë rreth 210 milionë euro.
(Kosova Sot Online)