
Kërkohet që shëndeti i fëmijëve të jetë prioritet, gratë shtatzëna të vaksinohen

Vlorian Molliqaj nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bën thirrje që gratë shtatzëna të vaksinohen.
Ishin mbledhur për të diskutuar për një çështje që nuk diskutohet shumë në publik.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, publikoi Politikën Rekomanduese për Mbrojtjen e Shëndetit të Fëmijëve.
Këtu u kërkua nga MSH dhe nga drejtoritë komunale për shëndetësi që shëndeti i fëmijëve të jetë prioritet.E kjo thirrje u adresua veçanërisht për rastin e komuniteteve pakicë
Sipas studimeve, pandemia Covid-19 ka rënduar mjaft shëndetin e nënave dhe fëmijëve.
Prandaj Vlorian Molliqaj nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë kërkoi edhe vaksinimin e grave shtatzëna.
Marrë parasysh gjendjen aktuale, KOMF ka kërkuar vëmendje dhe ndërhyrje të menjëhershme në çështjet e adresuara.
(Kosova Sot Online)