Bytyqi: Suhareka, komuna nga vij si deputete, u privua nga çdo euro dhe nga çdo cent e buxhetit të Kosovës

  • A.P /
  • 17 December 2021 - 22:10
Bytyqi: Suhareka, komuna nga vij si deputete, u privua nga çdo euro dhe nga çdo cent e buxhetit të Kosovës

Albana Bytyqi, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për miratimin e buxhetit nga Kuvendi i Kosovës.

“Sot me nguti të habitshme, me tejkalim të procedurave të rregullores së Kuvendit, Qeveria Kurti e miratoi buxhetin e vitit 2022. Ky buxhet shpërfaq qasjen autoritare dhe të ndarjes së thellë politike që Qeveria Kurti po ia bën qytetarëve të Kosovës”, ka shkruat Bytyqi.

Ajo tutje ka thënë se “Suhareka, komuna nga vij si deputete, u privua nga çdo euro dhe nga çdo cent e buxhetit të Kosovës. Qytetarët e Suharekës dhe disa komuna tjera, përmes këtij buxheti, u ndanë dhe u klasifikuan si qytetar të parëndësishëm”.

“Edhe më fyese është që edhe ata që janë bërë deputet me votat e qytetarëve të Suharekës, e mbështetën dhe e votuan buxhetin e vitit 2022 dhe me ketë e votuan edhe privimin e komunës tonë nga çdo cent të buxhetit të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)