Studim: Doza përforcuese të paktën 80 për qind efektive kundër Omicronit të rëndë

  • S.A /
  • 18 December 2021 - 09:14
Studim: Doza përforcuese të paktën 80 për qind efektive kundër Omicronit të rëndë

Hulumtuesit britanikë e kanë analizuar ndikimin e mundshëm që doza përforcuese e vaksinës do të ketë ndaj variantit Omicron dhe thonë se ajo mund të ofrojë rreth 85 për qind mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë.

Kjo shifër është pak më e ulët se mbrojtja që vaksina e ka ofruar kundër varianteve të mëhershme të koronavirusit, por nënkupton se doza përforcuese ende do të duhej që të mbajë shumë njerëz larg spitalit.

47 vjeçarja me fytyrë bebi. Ja çfarë bën ajo para gjumit

Hulumtimi i ekipit nga Kolegji Perandorak i Londrës është i mbështetur në të dhëna të kufizuara rreth variantit Omicron. Hulumtuesit thonë se ekziston një shkallë e lartë e paqartësisë derisa të grumbullohen më shumë të dhëna nga bota reale, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Puna preliminare e shkencëtarëve lë të kuptohet se do të ketë rënie të efikasitetit të vaksinës kundër Omicronit. Edhe me dozën përforcuese, mbrojtja kundër sëmundjes së rëndë nga Omcironi mund të jetë mes 80 e 85.9 për qind, në krahasim me rreth 97 për qind për variantin Delta.

Njëra nga hulumtueset, profesoresha Azra Ghani, tha: “Një paqartësi e mbetur është se sa e rëndë është sëmundja e shkaktuar nga varianti Omicron në krahasim me sëmundjen e shkaktuar nga variantet e mëparshme. Përderisa mund të nevojiten disa javë për ta kuptuar këtë, qeveritë duhet të vendosin plane tani për ta luftuar ndonjë ndikim të mundshëm.”

(Kosova Sot Online )