Referendumi i parë në 31 vite, Këlliçi: Procesi do jetë i qetë, demokratët në radhë për të votuar

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 10:11
Referendumi i parë në 31 vite, Këlliçi: Procesi do jetë i qetë, demokratët në radhë për të votuar

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Belind Këlliçi në fjalën e tij pas votimit në referendumin për shkarkimin e Bashës është shprehur se dita do të jetë e qetë dhe në të mirë të demokratëve.

“Sot është një ditë shumë e bukur dhe rrallë keni parë këtë masivitet dhe interes nga anëtarësia për të marrë pjesë në një proces të tillë. Është referendumi i parë në 31 vitesh dhe në të 106 qendrat e votimit procesi është i thjesht. Ky referendum mbahet për ratifikimin e pikës 6 të vendimeve të marra nga Kuvendi i 11 dhjetorit, për shkarkimin e ish kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ne berat një anëtar i Partisë Demokratike me kartë anëtarësie që në 19952 me kartë anëtarësi ka ardhur nga Greqia për të votuar. Ne betejën e kemi me Edi Ramën, dhe dita sot do të jetë shumë e qetë. Ka një debat brenda PD-së, për të krijuar një parti Demokratike më të Bashkuar”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)