Nga mjetet e Fondi 3 % dhe nga “Vendlindja Thërret” është paguar “dora e zezë” e krimit të organizuar!

Nga mjetet e Fondi 3 % dhe nga “Vendlindja Thërret” është paguar “dora e zezë” e krimit të organizuar!
Nga mjetet e Fondi 3 % dhe nga “Vendlindja Thërret” është paguar “dora e zezë” e krimit të organizuar!

Naim Miftari

  • 18 December 2021 - 09:15

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Te shumica e patriotëve dhe komandantëve të luftës të vrarë në luftë dhe pas luftës nëpër prita, vrasësit e tyre janë paguar me para të vjedhura nga Fondi 3% dhe nga Fondi Vendlindja thërret edhe krimi i organizuar. Ata si bankë kryesore e kanë pasur Fondin 3% dhe fondin Vendlindja Thërret.

Mendoj se kurrë nuk dot zbardhen vjedhjet dhe plaçkitjet e Fondit 3% të qeveris së Bujar Bukoshit dhe vjedhjes e plaçkitjes të fondit Vendlindja Thërret, jo pse nuk ka dëshmi e dëshmitar, por nuk ka kush i ndjek.

Ne nuk kemi prokuror që guxon me i ndjek këto hajni të shekullit dhe tradhti klasike të interesave kombëtare. Dhe mos të harrojmë se këto para të fondeve vjedhura e të grabitura janë themeli i krimit të organizuar dhe vrasjeve politike, por edhe të blerjeve shkel e shko nga 50 cent arin e tokave e pasurisë së Kosovës përmes AKM-së ku edhe aty i kanë pasur bashkëpunëtorët e hajnisë, vendor e ndërkombëtar!

E njëjta vlen edhe për kalljen e qëllimshme të Dardania Bankës ku janë të implikuar me dy këmbët e dy duart Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi me disa argat të tyre që i njohim mirë edhe sot. Te shumica e patriotëve dhe komandantëve të luftës të vrarë në luftë dhe pas luftës nëpër prita, vrasësit e tyre janë paguar me para të vjedhura nga Fondi 3% dhe nga Fondi Vendlindja thërret edhe krimi i organizuar. Ata si bankë kryesore e kanë pasur Fondin 3% dhe fondin Vendlindja Thërret.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".