Michael Murphy edhe zyrtarisht ambasador i SHBA-së në Bosnje e Hercegovinë, zbulon 6 synimet

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 11:19
Michael Murphy edhe zyrtarisht ambasador i SHBA-së në Bosnje e Hercegovinë, zbulon 6 synimet

Michael Murphy edhe zyrtarisht është zgjedhur ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje e Hercegovinë, pasi përfundimisht senati ka konfirmuar nominimin e tij.

Presidenti amerikan Biden e kishte nominuar Murphyn për ambasador në muajin korrik, dhe pas ka limit të të gjitha seancave, ai kishte qenë në pritje të dritës jeshile nga Senati amerikan.

Në ditët e ardhshme Murphuy pritet që të arrijë në Sarajevë për të zëvendësuar ambasadorin Eric Nelson.

Në një seancë dëgjimore përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së, Murphy theksoi gjashtë synimet kryesore për Bosnje dhe Hercegovinën, përkatësisht:

Ndihmon Bosnje e Hercegovinën në krijimin e statusit të kandidatit për anëtarësimin në BE.

Punon për reformat e sundimit të ligjit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

Punon për rritjen e tregtisë me SHBA.

Kundërshton aspiratat e Kinës dhe Rusisë që “minojnë” Bosnje e Hercegovinën

Puna për pajtimin mes popullatës.

Punon për ta bërë Bosnje e Hercegovinën një vend të sigurt për amerikanët që jetojnë dhe punojnë atje.

(Kosova Sot Online)