Kryeministri Kurti tregon sa milionë euro u ndanë për të tejkaluar krizën energjetike

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 16:23
Kryeministri Kurti tregon sa milionë euro u ndanë për të tejkaluar krizën energjetike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar ndarjen e 20 milionë eurove për import të energjisë elektrike.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka thënë se ky vendim u mor mbrëmë në mbledhjen e 49 të Qeverisë.

“Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë, nëpër të cilën muajve të fundit po kalojnë të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës”, ka shkruar mes të tjerash i pari i ekzekutivit.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

(Kosova Sot Online)