“Me një tavolinë e kishte goditur ish-gruan në kokë duke e lënë pa ndenja”, kërkohet paraburgim për gjakovarin

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 16:04
“Me një tavolinë e kishte goditur ish-gruan në kokë duke e lënë pa ndenja”, kërkohet paraburgim për gjakovarin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Prokuroria njofton se, “rasti ka ndodhur më 19 dhjetor 2021, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në banesën e ish bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., ku fillimisht janë fjalosur, e më pas i pandehuri Sh. P., me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja”.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 dhjetor 2021.

(Kosova Sot Online)